Boterori i Brazilit, ndeshjet ne 12 stadiume
Kampionati botëror i vitit 2014 dalëngadalë po fillon të merr fizionominë e tij. Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sep Blater ka vizituar Brazilin ku edhe ka vërtetuar se ndeshjet e këtij evenimenti do të zhvillohen në 12 stadiume.
"Ky vend është aq i madh, ashtu që mund ti ndajmë ekipet në 12 stadiume", ka deklaruar Blater. Komisioni i posaçëm i FIFA-së, nga e premtja do të fillojë me inspektimet e saja në 17 qytete të cilat janë kandidat për të qenë organizator të ndeshjeve të botërorit. Vendimi përfundimtar se në cilat qytete do të zhvillohen ndeshjet e botërorit të 2014 do të merret në mars
Category: Futboll
0 Komente