Milan barazon kundër Genoas
Skuadra e Milanit nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Juventusit për ta arritur me pikë, pasi që ka barazuar në San Siro kundër Genoas me rezultat 1-1.
Rossonerët krijuan epërsinë me anë të mesfushorit anglez David Beckham (31’), i cili pasi shënoi në fundjavë golin debutues kundër Bolognas, arriti që edhe në këtë takim të tregohet vendimtar për Milanin.
Megjithatë, të zgjedhurit e Ancelottit nuk u treguan të vëmendshëm deri në fund të takimit, kështu që u ndëshkuan nga sulmuesi i Genoas i kthyer nga lëndimi, Diego Milito, i cili barazoi në fund të takimit (87’).
Një pikë e fituar e afron Milanin me Juventusin, prapa të cilit gjendet vetëm dy pikë, mirëpo Interi është shmangur në tetë pikë diferencë me fitoren kundër Catanias.
Category: Futboll
0 Komente