Fitorja rikthen Interin ne krye te tabeles
Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në Giuseppe Meazza kundër Sampdorias në takimin e fundit të javës së njëzet në Serie A.
Të dyja skuadrat kundërshtare e filluan ndeshjen në mungesë të sulmuesve kryesorë. Te Inter mungoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa te Sampdoria nuk u paraqit Antonio Cassano. Pjesa e parë e takimit u zhvillua në një ritëm të plogësht, me raste të rralla, megjithatë zikaltrit arritën ta shënojnë golin e fitores.Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian Adriano, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë pranoi një top nga Maicon dhe shënoi në portën e Castellazzit.Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën disa raste të pakonkretizura, megjithatë Nerazzurët arritën të dalin fitues nga ky takim shumë i vështirë dhe të nxjerrin tre pikët, të cilat e rikthejnë Interin në krye të tabelës.Me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Fiorentinës, Juventusi pati fatin të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund të kësaj ndeshje, pasi kampionët në fuqi sërish marrin primatin dhe qëndrojnë tre pikë para Zonjës së Vjetër.
Category: Futboll
0 Komente