Real Madrid, mposht Deportivo la Corunjen
Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë që ka shfaqur në ndeshjet e fundit duke e mposhtur skuadrën e Deportivo la Corunas me rezultat minimal prej 1-0.
Los Merengues zhvilluan lojë më të mirë se kundërshtari i tyre, megjithatë arritën të shënojnë vetëm një gol. Por duke mos mohuar edhe rastet e La Corunas, të cilët disa herë kanë mundur t’i dënojnë Los Blancos. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi kapiteni legjendar, Raul Gonzalez Blanco, i cili devijoi me kokë një krosim të Lassana Diaras për ta mposhtur portierin Munua (40’). Me gjithë rastet e shumta, sidomos në minutat e fundit, kur Arjen Robben krijoi disa shanse për vetë dhe për bashkëlojtarët e tij, nuk u shënua asnjë gol tjetër.Me këtë fitore Reali qëndron dymbëdhjetë pikë prapa Barcelonës që prin Kampionatin, ndërsa i është shkëpuur për tre pikë skuadrës së Sevillas, e cila gjendet në vendin e tretë.
Category: Futboll
0 Komente