Agjenti i Silva pohon interesimin e Juventusit

dardanmiftari | Saturday, February 07, 2009 | 0 Komente

Agjenti i mesfushorit spanjoll David Silva, ka pohuar se Zonja e Vjetër është e interesuar për shërbimet e klientit të tij, por shton se anësori është ëndërr e çdo klubi të madh të Evropës.
Lista e lojtarëve për të zëvendësuar veteranin Pavel Nedved tek Juventusi është e gjatë, ndërsa David Silva është një prej shumë emrave të përmendur për një kalim në Torino.“Gjendja ekonomike e klubit është kritike, por mund të zgjidhet me shitje të stadiumit Mestalla. Nëse Valencia e zgjidh krizën ekonomike, David nuk do të largohet nga klubi. Ai ka marrëveshje deri në vitin 2013 dhe dëshiron ta respektojë atë”, ka thënë agjenti i lojtarit.“Juventus? Ai është cak i shumë ekipeve tjera të mëdha në Evropë dhe fjalën e fundit do ta ketë Valencia. Për momentin ata nuk dëshirojnë ta shesin Silvan”, ka shtuar agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...