Cesc i gatshëm për ndeshjen me Romën?

dardanmiftari | Saturday, February 07, 2009 | 0 Komente

Mjeku i mesfushorit spanjoll Cesc Fabregas, beson se lojtari i Arsenalit do të mund të jetë i gatshëm për lojë për ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve përballë Romës.
Kapiteni i topçinjve i dëmtoi ligamentet gjatë një përballje me Alonson në muajin dhjetor dhe parashikimet ishin se ai do të duhet të pauzojë rreth katër muaj, por mjeku i tij mendon se ai do të rikthehet shumë më herët, që do të thotë se ai mund të jetë i gatshëm për përballjet me Romën. “Mendoj se mundet. Mjekët e Arsenalit kanë thënë se një periudhë normale për një rikuperim të tillë është tre muaj e gjysmë. Por unë besoj se ai mund të rikthehet më shpejt”, ka thënë mjeku spanjoll i lojtarit.“Ai i ka kaluar testet, ka përmirësime të dukshme dhe pret të ketë një rikthim më të shpejtë”, ka shtuar mjeku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...