Laporta: Guardiola presidenti i ardhshëm i Barcelonës
Presidenti aktual i Barcelonës, Joan Laporta, e sheh trajnerin aktual të klubit Josep Guardiola si presidentin e ardhshëm.
“Nuk e di nëse ai do të mbetet për shumë vite si trajner i Barcelonës, pasi ai është një person jo i qetë, gjithmonë dëshiron të ngrihet dhe funksionojë”, ka thënë Laporta.“Por qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo ai do të jetë i lidhur me klubin të cilin e dëshiron, kjo është e sigurt. Ai është një person i cili do të mund të ishte një president i shkëlqyeshëm i Barcelonës”, ka shtuar spanjolli.
Category: Futboll
0 Komente