Hiddink kërkon Van der Vaart-in

dardanmiftari | Monday, March 09, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë përpjekje për të sjellë në Stamford Bridge mesfushorin e Real Madridit, Rafael van der Vaart.
Hiddink raportohet se ia ka rekomanduar holandezin pronarit të klubit, Roman Abramovich, duke nxitur edhe spekulimet se ai mund të mbetet edhe më tej në stolin e Chelseat.Por, edhe nëse mbetet apo largohet, Hiddink është i bindur se Van der Vaart do të ishte një përforcim i duhur për ekipin anglez.Oferta të cilën mund ta dërgojë Chelsea në drejtim të Realit për të marrë shërbimet e holandezit, thuhet të jetë afro 8 milionë funte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...