Raul: Ronaldo është i mirëseardhur në Real

dardanmiftari | Monday, March 09, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Raul, beson se Cristiano Ronaldo do të jetë i pranueshëm nëse vendos të vijë në Santiago Bernabeu.
Klubi mbretëror nuk e ka fshehur synimin për të angazhuar Cristiano Ronaldon, por tentimi i verës së kaluar për të marrë shërbimet e portugezit dështoi.“Mendoj se Ronaldo do të pranohej mirë nëse vjen në Real Madrid. Njerëzit të cilët më herët kanë luajtur me të, thonë se ai është një djalosh i mirë. Me ata që kam folur thonë se ai është një punëtor i madh dhe një personalitet i mirë”, ka thënë Raul.“Kemi pasur emra të mëdhenj të futbollit më herët, Ronaldo, Zidan, Beckham, ata ishin integruar në përbërje, u përshtatën mirë me bashkë-lojtarët dhe tifozët. Unë vet nuk e njoh Cristianon, por besoj në njerëzit të cilët e njohin atë shumë mirë”, ka shtuar kapiteni i kampionit të Spanjës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...