Wenger: Nuk jemi favoritë
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk i konsideron Topçinjtë favoritë në përballjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit.
“Nuk e di nëse Arsenali është favorit, dhe kjo nuk ka shumë rëndësi. Unë besoj se në momentin kur fillon ndeshja nuk ka favoritë”. “Mundësitë janë 50/50. E njohim Villarrealin nga gjysmëfinalja e vitit 2006 dhe kemi një përvojë me ta”. “Suksesi ynë do të varet nga paraqitja e skuadrës si edhe nga lojtarët të cilët do t’i kemi në dispozicion”, ka thënë Wenger.
Category: Futboll
0 Komente