NBA Wizards i japin fund hovit të Cavaliers

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Washington Wizards, shpresat e të cilit ekip për të qenë pjesë e playoff-it të NBA-së u shuan më herët pas një sezoni zhgënjyes, ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme për të mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultat 109-101.
Me të rikthyerit Gilbert Arenas dhe Brendan Haywood, Wizards i dhanë fund serisë prej 13 fitoreve radhazi të Cavaliers. Arenas shënoi 11 pikë, 10 asistime dhe gjashtë kërcime, derisa Haywood kontribuoi me 12 pikë dhe 10 kërcime. Pikët më të larta për Wizards megjithatë i shënoi Caron Butler, 25 pikë, i ndjekur nga Antawn Jamison me 19 pikë. LeBron James shënoi 31 pikë për Cavaliers në këtë ndeshje, si dhe kontribuoi me gjashtë asistime dhe nëntë kërcime.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...