Shearer nuk do ta pranojë humbjen ndaj Chelseat

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Trajneri i ri i Newcastle United, Alan Shearer, thotë se ekipi i tij do të kërkojë fitoren në ndeshjen e nesërme kundër Chelseat në St James Park.
“Nuk dua të flas gjepura dhe të them se nuk kërkojmë pikë përballë Chelseat, sepse është Chelsea. Jemi dy pikë nën zonën e sigurisë dhe nëse nuk fitojmë të shtunën dhe ekipet tjera e bëjnë këtë, do të jetë pesë, andaj duhet të nxjerrin diçka”, ka thënë Shearer. “E kuptoj se pse fansat presin dhe e kuptoj se pse i gjithë shtypi është këtu, por duhet ta largojmë vëmendjen nga Alan Shearer. Nuk ka të bëjë me mua dhe do të përpiqem sa më shumë ta potencoj këtë”. “Unë do të dal t’i shoh fansat dhe të jap autografe dhe të flas me ta, por nuk duhet të harrojmë se kemi punë për të bërë. Bonusi për mu është ta mbaj klubin në Premierligë, asgjë më shumë”, ka shtuar trajneri i ri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...