Parma rikthehet në Serie A

dardanmiftari | Sunday, May 17, 2009 | 0 Komente

Ekipi i Parmës është rikthyer në Serie A pas vetëm një viti të kaluar në Serie B, pasi ka siguruar pozitën e dytë në tabelë.
Në ndeshjen e fundit Parma barazoi me rezultat 2-2 në udhëtimin tek Cittadella dhe me 72 pikë të grumbulluara tashmë është e paarritshme kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.Hera e fundit kur Parma u rikthye në Serie A ishte para 19 vitesh, pas të cilës ra nga liga vetëm vitin e kaluar, pasi fitoi 4 trofe ndërkombëtar gjatë kësaj periudhe.Në vitet e vonshme të 90-ta, Parma ishte një prej klubeve më të mira në Itali, ndërsa për të kanë luajtur edhe Fabio Cannavaro, Gianluigi Buffon dhe Lilian Thuram. Gjatë kësaj periudhe ata fituan Kupën e Italisë dhe Kupën UEFA.Në Serie A do të promovohet edhe Bari, që e siguroi atë që në javën e kaluar. Ekipi i tretë që do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm, mbetet të caktohet përmes play-offit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...