Roma fiton pas dramës në Olimpico

dardanmiftari | Saturday, May 16, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Romës ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në shtëpi kundër Catanias.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Catanias, ka përfunduar me rezultat prej 4-3 në favor të skuadrës vendase. Në pjesën e parë të ndeshjes Roma ishte dukshëm skuadër më e fuqishme në fushë dhe kjo u pa edhe në rezultat. Giallorossët kaluan në epërsi që në minutën e 12-të me anë të Simone Perrottas, por vetëm tre minuta më vonë (15’), Giacomo Tedesco e barazoi rezultatin. Nuk kaloi shumë kohë (17’) dhe Roma riktheu epërsinë ndërsa golashënues ishte sulmuesi Mirko Vucinic. Mesfushori italian Simone Perrotta shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën vendase në minutën e 31-të, dhe me rezultatin prej 3-1 në favor të Giallorosëve, skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë lojtarët e Catanias u treguan shumë të rrezikshëm. Porsa filloi fraksioni i dytë i lojës (47’), Giuseppe Mascara ngushtoi epërsinë në 3-2. Ishte Takayuki Morimoto, lojtari i cili e barazoi rezultatin (72’) duke shmangur grackën e ‘ofside-t’. Deri në fund të takimit vendasit ishin kërkues të golit të fitores dhe këtë e arritën në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2) me anë të mbrojtësit veteran Christian Panuci.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...