Chelsea përgatit ofertë të majme për Riberyn

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

"Sunday Express" njofton se Chelsea do t’i ofrojë 59 milionë euro Bayern Munichut, për të fituar shërbimet e anësorit francez, Franck Ribery.
Ribery është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg aktualisht, ndërsa Blutë duhet të konkurrojnë me Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Barcelonën për ta transferuar francezin në Stamford Bridge. Megjithatë, paraprakisht Chelsea duhet të bindë skuadrën bavareze që të heqë dorë nga ylli kryesor i skuadrës, pasi që deri më tani drejtuesit e Bayernit kanë pohuar se Ribery nuk është në shitje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...