Xavi: Villa do të përshtatej për mrekulli te Barca

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, dëshiron ta përdorë ndikimin e tij për ta joshur sulmuesin e Valencias, David Villa, drejt Camp Nout.
Ende nuk është qartësuar situata e sulmuesit spanjoll, nëse do të qëndrojë ose do të largohet nga Mestalla, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara të gjitha skuadrat e mëdha evropiane. “Unë e njoh atë qe një kohë të gjatë dhe kemi raporte shumë të mira. ai ka qenë gjithmonë i afërt me lojtarët e Barcelonës dhe ne argëtohemi shumë bashkë”. “Ai ka një teknikë të shkëlqyer dhe ka sy për gol, prandaj do të përshtatej në mënyrë të përsosur në stilin tonë të lojës”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...