D’Agostino pranë Juventusit
Juventusi është ende pa trajner zyrtar për sezonin e ri, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar drejtorin sportiv, Alessio Secco, të punojë për ta përforcuar skuadrën.
Secco është i angazhuar në përforcimin e mesfushës, e cila padyshim ka qenë pika më e dobët e Juventusit gjatë sezonit që përfundoi.
Pas sigurimit të shërbimeve të Diegos, “Gazzetta dello Sport” njofton se Secco aktualisht është duke punuar për transferimin mesfushorit të Udineses, Gaetano D'Agostino.
Udine kërkon 20 milionë euro për lojtarin e vet, ndërsa Bianconerët ofrojnë 10 milionë euro si edhe bashkëpronësinë e Sebastian Giovincos.
Gjithçka pritet të kompletohet në ditët në vijim, ndërsa duhet të llogariten edhe tifozët e Juventusit, të cilët kanë simpati për Giovincon dhe nuk dëshirojnë largimin e tij.
Category: Futboll
0 Komente