Liverpool kërkon 40 milionë euro për Alonson

dardanmiftari | Thursday, June 04, 2009 | 0 Komente

Edhe pse mendohej që Xabi Alonso do të jetë një lojtar të cilin Florentino Perez shumë lehtë do ta sjellë në Bernabeu, kështu nuk mendojnë drejtuesit e Liverpoolit.
Real Madridi dëshiron ta transferojë mesfushorin e Të Kuqve, porse presidenti i Los Blancos kishte planifikuar një shifër të vogël parash, megjithatë pala tjetër kërkon 40 milionë euro për ta lejuar largimin e Alonsos. Veç kësaj, trajneri Rafa Benitez ka kërkuar nga lojtari që të deklarojë publikisht që dëshiron të largohet nga Anfield dhe pastaj do të lejojë largimin e tij nëse paguhet shifra e kërkuar e parave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...