Vieira mund të largohet nga Inter

dardanmiftari | Tuesday, June 02, 2009 | 0 Komente

Edhe pse më herët ka shfaqur besnikërinë tij për Interin, mesfushori francez Patrick Vieira, ka deklaruar se qëndrimi i tij në Serie A varet nga fakti nëse do të sigurojë më shumë minuta lojë në sezonin e ardhshëm.
“Unë kam për qëllim të luaj, qoftë për Interin ose për ndonjë skuadër tjetër”. “Duhet të flas dhe t’i qartësoj gjërat me trajnerin dhe të kuptoj nëse jam pjesë e planeve të tij ose jo. Përndryshe gjithçka është e mundur, por do të preferoja të luaj në ndonjë klub francez, i cili lufton për titull”, ka thënë mesfushori për “L'Equipe”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...