Berbatov: Mund të ofroj më shumë

dardanmiftari | Tuesday, July 21, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov ka thënë se ai ka shumë për të dhënë për Manchester Unitedin në sezonin e ri.
Berbatov kaloi te United sezonin e kaluar nga Tottenham Hotspur, ndërsa me fanellën e Djajve të Kuq shënoi 14 gola, duke i ndihmuar skuadrës ta fitonte trofeun e 18-të të Ligës Premier, Kupën Carling dhe po ashtu, United luajti në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Barcelona. “Mund të paraqitem më mirë sesa në sezonin e kaluar. Prandaj jam i lumtur që jam në turneun parasezonal me klubin”. “Është gjithmonë përparësi të fillohet mirë në këtë fazë përgatitore dhe mendoj se po stërvitem mirë gjatë kësaj kohe”. “Jam këtu për të shënuar gola dhe shpresoj se këtë do ta bëj në sezonin e ri”, është shprehur Berbatov për MUTV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...