Nëse Sevilla nuk ulë kërkesat, Fabiano nuk transferohet

dardanmiftari | Tuesday, July 21, 2009 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Sevilla duhet t’i zvogëlojë kërkesat për shitjen e sulmuesit brazilian Luis Fabiano.
Rossonerët janë të interesuar për shërbimet e brazilianit, po ashtu edhe vetë lojtari dëshiron të luajë në San Siro, mirëpo shifra të cilën e kërkon Sevilla për shërbimet e sulmuesit është shumë e lartë. “Nëse Sevilla nuk dëshiron t’i zvogëlojë kërkesat, e gjithë marrëveshja do të bie në ujë”. “Situata është shumë e qartë, ne jemi të interesuar dhe lojtari është i interesuar, mirëpo dallimi ndërmjet dy skuadrave është shumë i madh, saqë kompletimi i transferimit është i pamundur”, ka thënë Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...