Cannavaro: Do t’i ndërtoj gjërat me fansat e Juventusit

dardanmiftari | Wednesday, July 15, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i rikthyer i Juventusit nuk ka frikë nga protestat e përkrahësve dhe thotë se Juve ka gjithçka që i nevojitet për të sfiduar Interin për titull.
Koha e rikthimit të Cannavaros në familjen e Juventusit po afrohet, por përkrahësit e Zonjës së Vjetër vështirë se do t’i shtrojnë qilim të kuq kapitenit të kombëtares italiane, i cili u largua nga klubi i tyre kur biankonerët zbritën në Serie B pas skandalit Cialciopoli në vitin 2006.“Jam në rrjedha me gjithë atë që ndodh në kampin stërvitor, por jam gjakftohtë. Do t’u jap fund pushimeve dhe kur të kthehem do të flasim për këtë, por jam i bindur se do të zgjidhim gjithçka (me fansat)”, ka thënë italiani.“Kemi bërë një kampanjë të shkëlqyeshme transferimesh dhe jemi të gatshëm të garojmë në të gjitha frontet. Objektivi ynë është të ecim më mirë se sezonin e kaluar, duhet të luftojmë për Skudeto dhe jemi të gatshëm ta mposhtim Interin”, ka thënë ish-mbrojtësi i Realit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...