Leonardo do të provojë taktika të reja
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka njoftuar se do të provojë gjëra të reja gjatë kohës së qëndrimit të Rossonerëve në SHBA.
Milani do të përballet me Los Angeles Galaxy, Chelsea dhe Inter, gjatë qëndrimit një javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e përgatitjeve parasezonale. “Do të provojmë gjëra të reja gjatë turneut. Është një aventurë interesante, ku do të luajmë kundër disa skuadrave të rëndësishme, të cilat i njohim mirë. Do të luajmë kundër Chelseat të Ancelottit dhe aty do të jetë edhe derbi milanez kundër Interit të Mourinhos”, ka thënë Leonardo për “Sky Sport Italia”.
Category: Futboll
0 Komente