Ronaldinho dëshiron Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Saturday, July 18, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Ronaldinho, në sezonin e ardhshëm dëshiron të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Ronaldinho pati një sezon të parë të vështirë në Milan, por fansat presin shumë nga ai në sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas largimit të Kaka.“Qëllimet tona bëhen gjithnjë më të mëdha. Vitin e kaluar dëshiruan të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve dhe tash dëshirojmë ta fitojmë atë”, ka thënë Ronaldinho për Gazzetta Dello Sport.“Fillova mirë sezonin e kaluar, por pastaj u lëndova. Në vazhdim Ancelotti kurrë nuk më aktivizoi. Këtë herë dëshiroj të luaj në formën më të mirë që nga ndeshja e parë”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...