Spalletti: Roma nuk do të jetë sfiduese për titull

dardanmiftari | Thursday, July 16, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se klubi që ai drejton nuk do të mund të jetë sfidues për Skudeto në sezonin e ardhshëm.
“Juventusi dhe Interi janë dy ekipe të shkëlqyeshme, por mendoj se Roma mund të gjejë hapësirë për vete duke punuar intensivisht”, ka thënë Spalletti. “Nuk dua që lojtarët e mi të sillen vërdallë duke thënë se do ta fitojnë Skudetton. Vetëm dua të them se ata do të luftojnë për pikë të plota në së paku 80 % të ndeshjeve”. “Në vend se të thotë gjëra të tilla (se do ta fitojmë Skudeton), Juan duhet t’u thotë fansave se ai do të luajë për të fituar në 80% të ndeshjeve. Vetëm atëherë mund të fillojmë të flasim për objektiva”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...