Zidane në Munich për të negociuar për Ribery?
Real Madridi është duke bërë përpjekje të re për të bindur Bayern Munichun për ta shitur anësorin Franck Ribery.
Sipas Marca, agjenti i Ribery, Alain Miglaccio, ka udhëtuar në Munich dje për të filluar bisedime të reja me Bayernin në përpjekje për ta bindur klubin gjerman të bëjë biznes me Realin. Thashethemet e fundit thonë se për në Gjermani nga SHBA-të do të fluturojë edhe Zinedine Zidane, në përpjekje për të ndihmuar me negociatat. Situata në Bayern po bëhet tepër e vështirë për Ribery, i cili tash është kritikuar nga mediat lokale dhe fansat për ambicien e tij që të largohet nga klubi gjerman për të kaluar në Real Madrid.
Category: Futboll
0 Komente