Sturridge i pakënaqur me debutimin

dardanmiftari | Sunday, July 19, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i ri i Chelseat, Daniel Sturridge, ka ngritur supet për debutimin e tij pavarësisht se ka shënuar njërin prej dy golave të fitores, në miqësoren ndaj ekipit amerikan Seattle Sounders.
“Nuk është me rëndësi nëse dikush mendon se kam luajtur mirë, e di se nuk kam luajtur dhe e di se mund t’u tregoj fansave më shumë nga aftësitë e mia sapo të mësohem me stilin e lojës së ekipit”, thotë Sturridge.“Me sa duket kjo do të kërkojë kohë. Unë jam një lojtar i ri dhe mësoj nga loja. Nuk mendoj se kam luajtur shumë mirë sot, por shpresoj se mund t’u tregoj fansave ca më shumë dhe të shënoj më shumë gola”.“Nuk është vetëm kjo gjë, por dua të tregoj se jam një lojtar më i mirë se sa u tregova sot. E di se mund të dëshmoj se jam një përforcim i duhur”, ka shtuar lojtari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...