Aly Cissokho nënshkruam me Lyonin

dardanmiftari | Saturday, July 18, 2009 | 0 Komente

Ekipi i Lyonit edhe zyrtarisht ka pohuar se mbrojtësi i majtë Aly Cissokho ka kompletuar transferimin nga Porto për shumë që arrin shifrën e 15 milionë eurove.
Cissokho, transferimi i të cilit në Milan dështoi pasi stafi mjekësor i rosonerëve nuk ishte i kënaqur me testet mjekësore, është përforcimi i tretë i ekipit të Lyonit.Mbrojtësi i majtë nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare pasi Porto dhe Lyon kishin arritur më herët pajtim për nivelin e dëmshpërblimit dhe Cissokho me sukses i kaloi analizat mjekësore.“Olimpique Lyon dhe Porto këtë pasdite arritën marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Aly Cissokho për një shumë prej 15 milionë eurosh (nëse Lyoni e shet lojtarin, ekipi i Portos do të fitojë 20% nga shuma e transferimit). Pasi i kaloi me sukses testet mjekësore në Porto, lojtari nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me Lyonin”, shkruhet në faqen zyrtare të Lyonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...