Tottenham në bisedime me Robben?

dardanmiftari | Wednesday, July 15, 2009 | 0 Komente

Klubi i Premier League, Tottenham, raportohet se ia ka vënë syrin anësorit të Real Madridit, Arjen Robben.
London Evening Standard shkruan se anësori nuk është i dëshiruar më për Real Madridin, ekip që ka nevojë të shesë lojtarë për të grumbulluar mjete financiare për përforcime të reja. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, ishte takuar me zyrtarë të Realit gjatë muajit të kaluar, që shtoi spekulimet për një kalim të Robben në Tottenham, por spekulimet u mohuar nga babai i lojtarit dhe agjenti i tij, Hans. Megjithatë, Tottenham nuk ka hequr dorë nga ish-lojtari i Chelseat dhe do të bëjë përpjekje për ta rikthyer atë në Londër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...