Walcott dëshiron rol të sulmuesit

dardanmiftari | Saturday, July 18, 2009 | 0 Komente

Ylli i Arsenalit, Theo Walcott, i cili pavarësisht se është sulmues është aktivizuar në rolin e anësorit, ka zbuluar së fundi se do të mund të pozicionet në pozitën e tij të preferuar në sezonin e ardhshëm.
“Menaxheri ka thënë se ai shpreson se do të më nxjerrë në ballë të golit tash dhe atëherë. Kjo është pozita ime natyrale, por do të luaja kudo për këtë ekip”, ka thënë Walcott.“Dua ta përmirësoj gjuajtjen përfundimtare të topit dhe të shënoj më shumë gola. Gjithmonë vlerësoheni në bazë të golave, andaj dua të shënoj 15 ose më shumë gola këtë sezon. Më pëlqen të bëj vrapime prapa, më pëlqen të shënoj gola dhe krijoj gola. Kjo është ajo për të cilën do të vlerësohem dhe pres ta realizoj këtë”, ka shtuar anglezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...