Alonso: Gjithmonë e kam pritur këtë ditë

dardanmiftari | Thursday, August 06, 2009 | 0 Komente

Xabi Alonso ka kompletuar transferimin prej Liverpoolit në Real Madrid për një shumë prej 34 milionë eurosh. 27 vjeçari ka pasur trajnimin e parë me Realin sot, dhe foli për herë të parë si lojtar i Realit sonte në një konferencë shtypi në Santiago Bernabeu.
"Kjo ëshë një ditë shumë e lumtur për mua, një hap vërtet i madh në karrierën time, të luash për një ekip të madh siq është Real Madridi, nga një tjetër ekip i madh siq është Liverpooli", ka thënë Alonso. "Unë me të vërtetë kam dashur që kjo ditë të vijë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi", shtoi ai. /sportisot/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...