Përfaqësuesja e Italisë do të ndryshojë, por jo tërësisht
Më 12 gusht, Italia do të përballet me Zvicrën, duke zhvilluar kështu ndeshjen e parë që pas paraqitjes zhgënjyese në Kupën e Konfederatave, ndërsa këtë javë Marcelo Lippi do të thërrasë lojtarët e tij.
“Nëse disa nuk kthehen në formën e tyre më të mirë, atëherë nuk do të jenë pjesë e këtij grupi. Por sido që të jetë, numri më i madh (i lojtarëve aktualë) do të jenë këtu”. “Jam duke bërë rindërtimin e skuadrës duke llogaritur lojtarët e jashtëzakonshëm që e fituan Kampionatin Botëror (2006), mirëpo këtë nuk e bëj për bindjet e mia dhe as për mirënjohje”. “Pas Kampionatit Botëror i kemi pranuar komplimentet, tash duhet t’i pranojmë kritikat. Do të ishte mirë sikur të fitonim gjithmonë, mirëpo kjo nuk është e mundur”, ka thënë Lippi për “Sky Sport 24”.
Category: Futboll
0 Komente