Cannavaro fton Nestan dhe Tottin në përfaqësuese
Mbrojtësi Juventusit dhe Italisë, Fabio Cannavaro, ka ftuar simbolin romak, Francesco Totti, dhe mbrojtësin e Milanit, Alessandro Nesta, që të mendojnë edhe njëherë për t’iu bashkëngjitur përfaqësueses së Italisë në Kampionatin Botëror 2010.
“Gjithmonë flasim me Francescon dhe Alessandron. Kemi pasur fatin të përjetojmë së bashku atë që ndodhi në Berlin, prandaj kemi një lidhje të fortë”. “Të dy janë lojtarë të rëndësishëm, mirëpo varet nga zgjedhja e tyre. Mendoj se edhe Lippi ka të drejtë të marrë vendimet e tij. Ndërsa sa na përket neve lojtarëve, ne dëshirojmë që ata të kthehen”, u ka thënë Cannavaro gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente