Valdes: La Liga më e mira në botë

dardanmiftari | Tuesday, December 01, 2009 | 0 Komente

Victor Valdes Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është shprehur i kënaqur me fitoren minimale të Barcelonës kundër Real Madridit në derbin e të dielës mbrëma duke thënë se kjo përballje dëshmoi se Kampionati spanjoll është më i miri në botë.
“Jemi të kënaqur me mënyrën si shkoi loja... Pritëm një Real Madrid të guximshëm, i cili do të vinte të luajë një lojë të mirë në kundërsulme, sepse ka lojtarë të mirë për ta bërë këtë gjë”, citohet Valdes nga AS. Duke llogaritur numrin e lojtarëve nga La Liga që konkurrojnë për Topin e Artë (gjashtë nga dhjetë) dhe duke u bazuar në ‘el Clasico’, portieri spanjoll thotë se Liga e Spanjës është “liga më e mirë në botë dhe kjo është arsyeja pse lojtarët më të mirë dëshirojnë të luajnë këtu”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...