Chelsea forcon kreun

dardanmiftari | Saturday, January 30, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Kapiteni i kritikuar së fundi, John Terry, i ka bërë ballë presionit për shkak të skandalit të fundit, duke shënuar golin e fitores së Chelseat, që mposhti Burnleyn me rezultat 2-1 në fushë mysafire.
Nicolas Anelka shënoi golin e parë të epërsisë për Chelsean që në pjesën e parë të ndeshjes (27’), por vendasit arritën të barazojnë pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të Steven Fletcher (50’).
Por kur ishte më e nevojshme, në skenë doli John Terry i cili vulosi rezultatin tetë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Me tre pikët e reja Chelsea çon në 54 numrin e pikëve dhe forcon kreun në krahasim me dy rivalët që ndjekin në tabelë, Manchester United me 50 pikë dhe Arsenal me 49 pikë, dhe të cilët nesër përballen në Emirates në derbin e Ligës Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...