Bayerni prek kreun

dardanmiftari | Saturday, February 06, 2010 | 0 Komente

Autori i golit të parë për Bayernin, Arjen Robben. Bayern Munich ka shënuar fitore 3-1 ndaj kampionit në fuqi të Bundesligës, Wolfsburg, për të barazuar pikët me Bayer Leverkusen në maje të tabelës.
Arjen Robben ishte ai i cili hapi rezultatin që në minutën e dytë të ndeshjes, ndërsa Daniel van Buyten dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të të takimit.
Pas më pak se një orë lojë (57’), erdhi edhe goli i tretë për mysafirët, kësaj here nga Ribery.
E gjithë çfarë arritën kampionët ishte një gol i nderit i shënuar nga Grafitte në çastet e fundit të ndeshjes, i cili lojtar më herët kishte humbur edhe një penalti.
Bayer Leverkusen në takimin tjetër të kampionatit gjerman nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushë të Bochum, duke humbur dy pikë të vlefshme.
Bayern dhe Bayer tash mbajnë kreun e Bundesligës me nga 45 pikë, me farmacistët e Leverkusen që do që qëndrojnë në pozitën e parë falë diferencës më të mirë të golave se bavarezët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...