United tmerron Portsmouthin

dardanmiftari | Saturday, February 06, 2010 | 0 Komente

Wayne Rooney Manchester United ka shënuar fitore të lartë në takim me Portsmouthin duke vërtetuar kështu formën e lartë që po kalon klubi nga Manchesteri.
United ishte i padiskutueshëm në këtë takim. Në ansjë moment kësaj skuadrë nuk ju cënua fitorja.
Është Rooney ai që në minutën e 40 shënon golin e parë të takimit. Rooney tani ka 21 gola në Premier Ligë kurse 27 në të gjitha garat.
Pesë minutë më vonë Andi Vanden Borre shënon autogol për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë autogolat nuk kishin të ndalur.
Hughes shënon në minutën e 59 një autogol, i cili duhej të i shkruhej Michael Carrickut për të kompletuar një gol fenomenal.
Sidoqoftë, Berbatov shënon për 4 – 0 në minutën e 62.
Shtatë minuta më vonë, Wilson firmos kapitulimin e Portsmouthit në terren të vet.
Kështu, Manchester United lëviz përkohësisht në pozitën e parë me 56 pikë, 1 më shumë se Chelsea në pozitën e dytë. Chelsea zhvillon nesër derbin europian të kësaj jave ndaj revolverëve të Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...