Chelsea në finale të Kupës FA

dardanmiftari | Saturday, April 10, 2010 | 0 Komente

Tre gola të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes i kanë dhënë Chelseat fitoren 3-0 në takimin gjysmëfinal të Kupës FA përballë Aston Villas të zhvilluar në Wembley të Londrës.
Pasi pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me një penalti të paakorduar për Aston Villan, e dyta i takoi plotësisht ekipit blu.
Didider Drogba ishte ai që i dha avantazhin ekipit të Carlo Ancelottit (67’), ndërsa dy gola të tjerë u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes nga Florent Malouda (89’) dhe Frank Lampard (95’).
Fitorja e kualifikon Chelsean në finale të Kupës FA ku për kundërshtar do të ketë fituesin nga takimi tjetër Tottenham-Portsmouth, ndeshje e cila zhvillohet nesër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...