Carragher: Harrojeni titullin, mendoni për LK

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka reflektuar në rifitimin e vendit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, që, sipas tij, duhet të jetë prioriteti i The Reds.
“Klube si Real Madridi apo Interi mund të hedhin nga 100 milionë funte në tregun e transferimeve për lojtarë të rinj edhe nëse nuk e fitojnë titullin. Por Liverpooli nuk mund ta bëjë këtë. Ne duhet të ndërtojmë. Ne nuk mund ta bombardojmë tregun e transferimeve”.
“Sezonin e ardhshëm, para se të mendojmë aq shumë për titullin, duhet të përqendrohemi se si të kthehemi në top katërshe”, u shpreh Carragher për People.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...