Gilardino: Nëse fitojmë KB, do të eci rreth Italisë

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi italian Alberto Gilardino thotë se kombëtarja italiane po merr kritika pa vend para Botërorit të këtij viti që zhvillohet në Afrikën e Jugut.
“Është duke na rrethuar një atmosferë e keqe, pak a shumë sikurse në vitin 2006. Por, skepticizmi nuk është çështje e jona. Ka njerëz të cilët mund ta bëjnë Italinë të madhe dhe këtë nuk po e them pse jam në krye të detyrës”, theksoi Gila për La Repubblica.
Gilardino ka mbajtur premtimin e tij kur udhëtoi rreth e përqark Italisë, katër vite më parë, pas triumfit në Gjermani, ndërsa përfundoi deklaratën e tij: “Këtë herë, unë do të eci në këmbë rreth Italisë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...