Bradley i kënaqur me barazimin ndaj Anglisë

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Bob Bradley Përzgjedhësi i SHBA-ve, Bob Bradley, ishte i kënaqur me mënyrën se si ekipi i tij u kthye nga dizavantazhi për të arritur një barazim në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Anglisë.
“Ndeshja jonë e parë është për të fituar diçka, por kur gjendesh në dizavantazh herët, atëherë mendoj se përgjigja ishte e mirë. Unë mendoj se pas golit, ne filluam të tregojmë lojë të mirë dhe të rindërtojmë besimin”.
“Ishte një lojë e shpejtë, e vështirë dhe ne ishim të kënaqur me mënyrën se si mesfusha jonë ishte në gjendje të përballej me Anglinë”, deklaroi Bradley për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...