Moggi: Italia nuk do e arrijë as çerekfinalen

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, thotë se Italia nuk do të mund të kualifikohet as në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Ne duhet të harrojmë kualifikimin në çerekfinale, gjysmëfinale ose finale. Shpresa më e madhe për ne është që të lëmë përshtypje të mirë. Italia ka nevojë për rifreskim. Thjeshtë, nuk kemi krijuar kampionë që një kohë të gjatë”.
“Fabio Cannavaro ka klas, por pasaporta i ka skaduar. Gianluca Zambrottas dhe Gennaro Gattusos u është harxhuar karburanti. Nuk duhet të presim shumë nga Azzurrët. Ka ekipe larg më të mira se ne, duke filluar nga Argjentina edhe pse kanë lënë në shtëpi Cambiasson dhe Zanettin. Brazili dhe Anglia janë të mirë, por mos ta nënvlerësojmë Paraguain, që në kualifikime mposhti Brazilin dhe Argjentinën”, deklaroi Moggi për ReteCapri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...