Drogba mbështet Anelkan

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Didier Drogba i ka dhënë përkrahje bashkë-lojtarit të tij te Chelsea, Nicolas Anelka, pasi ky i fundit u dëbua nga përfaqësuesja e Francës.
Pas incidentit me përzgjedhësin Raymond Domenech në pauzën mes pjesëve të ndeshjes kundër Meksikës, Anelka është dërguar në shtëpi.
“Ai është koleg i imi tashmë dy vite e gjysmë, dhe po, i jap përkrahje. I dëshiroj fat, kjo është një kohë e vështirë për të. Ai ka një mentalitet shumë të fuqishëm, është garues. Isha i befasuar kur dëgjova se ai është përjashtuar nga ekipi”, ka thënë Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...