Hitzfeld ka frikë nga Kili

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Në prag të takimit të dytë të fazës grupore të Kupës së Botës, Ottmar Hitzfeld ka thënë se kombëtarja e Kilit ka lojtarë të shkëlqyeshëm dhe se ndeshja e sotme do të jetë një luftë e ashpër për çdo top.
Përzgjedhësi i Zvicrës bëri befasinë kur arriti të mposhtë favoritin kryesor për të fituar këtë garë, Spanjën, në ndeshjen e rrethit të parë, por ka paralajmëruar se Kili mund të jetë më i papërshtatshëm dhe më i rrezikshëm.
“Ata janë në formë të mirë, të gatshëm në aspektin fizik dhe në ndeshjet një në një. Është një ekip shumë i rrezikshëm. Kilianët janë edhe shumë agresiv kur bëhet fjalë për lojën e sulmit, ndoshta edhe më agresiv se Spanjollët andaj vazhdimisht kemi punuar në mbrojtje që të mos pranojmë gol”, ka thënë Hitzfelt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...