Henry dhe Gallas prapa skandaleve

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Zyrtarët e kombëtares franceze akuzojnë veteranët e Botërorëve, William Gallasin dhe Thierry Henryn, si fajtorët kryesorë të telasheve me përzgjedhësin Raymond Domenech.
Domenech ka deklaruar se do të lë jashtë 11-shes startuese shumë yje të mëdha për sfidën ndaj Afrikës së Jugut, ndërsa mendohet se këtu janë të përfshirë edhe Gallas dhe Henry.
“Tre ose katër janë liderët e këtij ekipi. Disa lojtarë shkuan ta vizitonin Domenechun. Ata ishin duke qarë dhe i kërkuan falje për çfarë ndodhi. Ata ishin lojtarë të rinj. Liderët janë ata që kurrë më nuk do luajnë në Botëror. Kush? William Gallas, Eric Abidal dhe Thierry Henry, të cilët janë shokë të ngushtë me Nicolas Anelkan”, tha zyrtari francez Henri Monteil për The Sun.
Anelka dhe fjalët e tij fyese ndaj Domenechut ishin shkaktarë të përjashtimit të tij nga kombëtarja, që si pasojë ngjalli pakënaqësinë e futbollistëve eminentë të kombëtares, të cilët për një moment nuk deshën të stërviteshin.
“U kam thënë lojtarëve se ata e kanë shkatërruar imazhin e Francës”, ka thënë ministrja e sporteve i Francës, Roselyne Bachelot, e zhgënjyer me veprimet e futbollistëve francez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...