Milani nuk do të shitet, Ibra i shtrenjtë

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlsuconi, ka ripërsëritur se klubi i tij nuk është në shitje, përderisa Adriano Galliani ka thënë se transferimi i sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic është i pamundur.
“Së pari, duhet të shihni nëse është dikush i apasionuar pas Milanit, që është i gatshëm të investojë 50 milionë euro në vit, ashtu siç ka bërë familja ime çdo vit. Më pas, Milani është klubi që ka fituar më shumë tituj në botë, më shumë se Real Madridi i Bernabeut. Falë Milanit, unë jam presidenti më i suksesshëm në histori të futbollit”, theksoi Berlusconi.
Galliani nga ana tjetër ua ka bërë të qartë tifozëve se nuk mund t’ua plotësojë dëshirat për të sjellë Zlatan Ibrahimovicin në San Siro, për shkak të çmimit të tij të lartë.
“Ibrahimovic? E pamundur. Ai kushton shumë. Plus, sistemi financiar në Spanjë është më i mirë. A do të luajë Luis Fabiano për Milanin? Shpresoj se po. Unë kam biseduar me të vitin e kaluar, por transferimi nuk ndodhi. Ai më ka impresionuar më së shumti në Botëror”, shtoi Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...