Maradona: Falë Zotit, fituam
Diego Armando Maradona iu falënderua Zotit për fitoren e parë në Kampionatin Botëror ndaj Nigerisë, duke thënë se kjo fitore i çliron nga presioni ‘Gauçosët’.
“Ekipi bëri lëvizje të mira, por ne mbaruam takimin duke vuajtur. Ky është ligji i futbollit. Falë Zotit ne e fituam takimin. Ta fillosh një Botëror me fitore të jep një lloj qetësie. Gjëja e vetme që më brengos është që e fituam një ndeshje të madhe”.
“Nigeria na la të luajmë…nëse do t’i shfrytëzonim rastet, natyrisht kursi i lojës do të ishte më ndryshe. Ky ishte një hap i rëndësishëm që bëmë sot, por ne duhet të përmirësojmë edhe shumë gjëra për të arritur deri në finale”.
“Messi ishte gjithnjë pranë topit. Futbolli nuk do të ishte i bukur pa e prekur topin Messi”, deklaroi Maradona.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente