Gerrard: Topi i ka fajet

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, ishte i shokuar me golin e pranuar nga Robert Green, por e mbrojti portierin e kombëtares angleze, duke thënë se topi është i papërshtatshëm.
“Ishte një nga ato gjërat e çuditshme dhe nuk mendoj se duhet të kritikohet portieri. Njerëzit kanë folur për topin dhe është vërtetë i papërshtatshëm”.
“Robert Green do të mësojë nga ky gabim dhe ndoshta do të bëjë në të ardhmen intervenime që do na e sigurojnë fitoren. Ne jemi të gjithë prapa tij. Ishte një lloj shoku dhe na është dashur kohë për ta kthyer përqendrimin”.
“Ishte ndeshje e vështirë. Gjëja më e rëndësishme në ndeshjen hapëse është të mos pësosh humbje. Ideja ishte që të fitojmë, por fatkeqësisht lamë një gol të mjerë dhe nuk arritëm të shënojmë golin e fitores. Synimi tani duhet të jetë shtatë pikë në grup”, deklaroi Gerrard për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...