Pirlo në kombëtare, Cossu në shtëpi?
Sipas EFE, Andrea Cossu do të kthehet në shtëpi nga kampi stërvitor i Italisë në Afrikën e Jugut, pasi që Andrea Pirlo u deklarua të jetë i gatshëm.
Mesfushori i Cagliarit ishte përfshirë në kombëtaren Azzure nga Lippi në rast të ndonjë lëndimi tjetër serioz. Andrea Pirlo ishte në dyshim për Botërorin pas një lëndimi të pësuar ndaj Meksikës në miqësore javë më parë.
Mesfushorit të Milanit tani i është dhënë drita e gjelbër për të luajtur në Botëror edhe pse ai sigurt nuk luan ndaj Paraguait dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Zelandës së Re.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente