Tensione te Brazili, Dunga përzë shtypin
Kombëtarja braziliane po kalon nëpër periudhë të vështirë përgatitore para ndeshjes së parë ndaj Koresë, ndërsa është duke vazhduar një konflikt mes Dani Alvesit dhe Julio Baptistas.
Dy lojtarët janë përfshirë në një duel në stërvitje të lirë, ashtu që nuk janë ndalur së komentuari mbi një ndërhyrje të Alves. Madje, sipas mediave braziliane tensionet vazhduan edhe në hotelin e kombëtares ‘Selecao’.
Ky konflikt dhe tensionet e disa ditëve më parë mes Felipe Melos dhe Kakas, kanë detyruar përzgjedhësin Carlos Dunga të përzë të gjitha mediat pa përjashtim, duke vazhduar stërvitjen e të shtunës prapa dyerve të mbyllura.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente